Gatimet e restorantit nuk kishin të sharë dhe pamja e tij për nga kodrat rreth Jeruzalemit ishte idilike. Por, kur i erdhi fatura në fund të vaktit, grupi i tetë turistëve kinezë mbeti pa fjalë. Letra shënonte plot 16 500 shekel apo rreth 3 900 euro.
Restoranti “Abu Ghosh” në fshatin arabo-izraelit me të njëjtin emër është i famshëm për gatimet e tij e për specialitet ka sidomos humusin. Shifra e lartë e drekës së turistëve kinezë doli në dritë pasi një shoqatë operatorësh turistikë izraelitë postuan kopjen e faturës në mediat sociale, shoqëruar me mesazhin: “Mund të ketë vërtet një miliard kinezë, por mbase nuk janë të gjithë budallenj”.
Këta kinezët këtu nuk e kapërdinë atë që u ndodhi e thonë se miqve të tyre nuk do t’ua rekomandojnë udhëtimin në Izrael. Me të tilla sjellje, shkruan revista vendase e biznesit “Globes”, rrezikojmë ta shkatërrojmë me duart tona potencialin e një tregu kinez për Izraelin.
Fshati Abu Ghosh është një magnet i vërtetë për turistët dhe restoranti që mban emrin e tij listohet si njëri prej më të mirëve, sidomos për konsumin e humusit. Duke mbrojtur faturën e kripur, bashkëpronari Jaëdat Ibrahim, tha se gjysma e ambientit të tij ishte marrë me qira nga grupi i turistëve, të cilët qëndruan aty për orë të tëra e porositën sasi të mëdha mishi dhe alkooli, megjithatë, operatori turistik përgjegjës i mohoi të tilla pretendime.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...