Një det me shishe plastike

22:32 | 13 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Përderisa një grup studiuesish që  po lundronin në Detin e Karaibeve, janë përballur me një pamje tronditëse.

Studimet thonë se deri në vitin 2050 mbetjet plastike do të tejkalojnë numrin e peshkut. Tani për tani, më shumë se 5.25 miliardë copë plastike tashmë lundrojnë në disa dete të botës, transmeton portali arbresh.info

Nuk ka asgjë më të trishtueshme sesa kur e sheh realitetin me sy. Kjo ka ndodhur kur fotografi Caroline Poëer dhe ekipi i tij janë përballur me pamje të tmerrshme.

Ndërsa po lundronin në Detin e Karaibeve, aty ku edhe ndodhet uji më i pastër në botë, ata janë përballur me një numër të madh të shisheve plastike.

Skenat dhe imazhet që do të shikoni më poshtë janë kapur në mes të ishujve Roatan dhe Cayos Cochinos, jashtë brigjeve të Hondurasit./arbresh.info/

https://www.youtube.com/watch?v=YJqLxBl9CRM

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme