Nike tërheq nga tregu një atlete pas akuzave se rikujton epokën e skllavërisë

09:05 | 3 Korrik 2019
Arbresh.info

Prodhuesi i veshjeve sportive “Nike” tërheq nga tregu një model atletesh që mbante një version të vjetër të flamurit të SHBA-së pas protestave, kryesisht nga ana e lojtarit në futboll amerikan, Colin Kaepernick, i cili thekson se ajo lidhet me epokën e skllavërisë.

Për t’i paraprirë festës kombëtare të 4 korrikut, “Nike” kishte prezantuar një version të ri të modelit të tij klasik “Air Max 1”.

Ky model i ri, “Air Max 1 USA”, mbante flamurin amerikan të epokës së Revolucionit, të njohur nën emërtimin “Betsy Ross”.

Por kompania vendosi ta tërheqë këtë model pas kundërshtimeve të Kaepernick, ishi-lojtar në Ligën Kombëtare të futbollit amerikan (NFL)./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme