Javën e kaluar, lajmi për një qytetar çek i cili u sulmua dhe vdiq nga peshkaqeni u bë viral.
Akili, ishte duke notuar në ujërat e cekta në Majorka të Spanjës kur u sulmua nga peshkaqeni – pamje kjo, aspak e këndshme për turistët që ishin duke bërë plazhKL aty.
Ne gjithashtu e dimë për Massachusetts ku peshkaqenët shihën rregullisht. Disa prej tyre edhe sulmojnë njerëzit e disa të tjerë nuk reagojnë fare ndaj tyre.
Në fund të fundit, shkencëtarët kanë paralajmëruar efektin e rritjes së temperaturës së detit dhe ne nuk mund të ndryshojmë asgjë përveç të pyesim se çfarë do të ndodhë me peshkaqenët.
Sipas disa të dhënave, temperatura e detit Adriatik në dekadën e fundit është në rritje mesatare prej 1.2 gradë, sipas portalit kroat, “24 orë”.
Eksperti Alen Soldo, ka pohuar se për shkak të kësaj ngrohje në Adriatik, do të shfaqen dhe do të vijnë shumë lloje të ndryshme të specieve. Kjo do të ndikojë gjithashtu që edhe disa lloje të peshkaqenëve të vijnë në detin Adriatik.
Peshkaqenët e bardhë janë predatorë të njohur. Edhe pse në një anë ardhja e specieve të reja në detin Adriatik i konvenon diversitetit brenda detit, kjo sigurisht do të jetë edhe e rrezikshme.
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla