Ngjyra e thonjve që detekton drogën (Foto)

10:02 | 16 Nëntor 2016
Arbresh.info

Një lloj ngjyre e thonjve është duke u krijuar në mënyrë që të detektojë prezencën e drogave në pije dhe ka mbledhur rreth 5.5 milionë dollarë për të financuar prodhimin.

Ky projekt së pari u prezantua nga katër studentë të inxhinierisë nga Universiteti i Shtetit të Karolinë së Veriut në vitin 2014, transmeton arbresh.info.

Kompania Undercover Colors ka bërë shpalljen në rrjete sociale se ngjyra do të dalë në treg në vitin 2017 dhe ka marrë një numër të madh kërkesash për këtë ngjyrë.

Kjo lloj ngjyre detekton prezencën e drogave siç janë rohypnol, Xanax ose GHB i cili ndryshon ngjyrën nëse njëra nga këto droga gjendet në pije.

Ky zbulim ka ngjallë frikë në kryesit e krimit të dhunimit dhe ende pa dalë në treg kanë filluar rëniet e këtij lloji të krimit i cili bëhet me ndihmën e drogave që zakonisht treten në pije./arbresh.info

djemt

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme