356 pes – Tempulli i Dianës në Efes u shkatërrua nga një zjarrvënie. Tempulli ishte një nga shtatë mrekullitë e botës, Historiani Herodoti (484 pes – 425 pes) jep këtë listë të 7 mrekullive të botës klasike (të lashtë).
1- Piramida e Madhe e Gizës
2- Kopshtet e varura të Babilonisë
3- Shtatorja e Zeusit në Olimp
4- Tempulli i Dianës në Efes
5- Mauzoleu në Halicarnas
6- Kolosi i Rodit
7- Fari i Aleksandrisë
E vetmja prej këtyre mrekullive që ende ekziston është Piramida e Madhe e Gizës.
365 – Një cunam shkatërron qytetin e Aleksandrisë, Egjipt. Cunami u shkaktua nga tërmeti i Kretës që vlerësohet të ishte 8 ballë sipas shkallës Rihter. Si pasojë, 50-mijë njerëz humbën jetën në Aleksandri dhe rrethina. Aleksandria u themelua nga Aleksandri i Madh në prill 331 pes. Arkitekti kryesor i Aleksandrit për këtë projekt ishte Dinokrati. Para ndërtimit të Aleksandrisë, kur Aleksandri ishte në kërkim për të ndërtuar një qytet për lavdinë e tij, Dinokrati propozoi ngritjen e një qyteti në malin Athos (sot Greqi). Aleksandri e hodhi poshtë projektin, duke i thënë arkitektit se nuk kishte marrë parasysh kushtet e jetesës së banorëve të cilët nuk mund të rrisnin grurë në mal, dhe i kërkoi të gjente një vend tjetër; kështu u zgjodh zona në Egjipt ku u shtri qyteti i Aleksandrisë, rajon shumë më pjellor dhe më i hapur sesa terreni i thepisur i malit Athos. Historiani Vitruvius (70 pes – 15 pes), në traktatin e tij De Architectura,traktati i vetëm mbi arkitekturën që ka mbijetuar që nga lashtësia, thotë se Dinokrati kishte në plan për të gdhendur në faqen e Malit Athos një skulpturë gjigande të Aleksandrit, me një qytet të vogël në njërin krah dhe rrjedhën e një lumi a deti në krahun tjetër – Dinokrati gjithashtu ishte autor i një varri madhështor të babait të Aleksandrit, Filipit II – monumenti mbeti i papërfunduar.
1425 – Vdiq Manuel II Palaiologos – lindur më 1350 – ai ishte perandori bizantin nga viti 1391 deri më 1425. Manueli ishte edhe shkrimtar dhe filozof: “Perëndia nuk kënaqet me gjak – veprimi i pa arsyeshëm është në kundërshtim me natyrën e Perëndisë. Besimi është i linduri i shpirtit dhe jo i trupit. Kushdo që përpiqet të konvertojë një tjetër në besim duhet të jetë i aftë të flasë mirë dhe me arsye, pa dhunë, pa kërcënime. sepse njeriu nuk ka nevojë për krah të fortë, ose armë të çfarëdo lloji, ose çdo mjet tjetër kërcënimi… “
1899 – Lind Ernest Hemingway, shkrimtar amerikan. Ai një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Amerikës dhe një nga qytetarët e mëdhenj të botës.
1902 – Willis Carrier krijon pajisjen e parë të ajrit të kondicionuar në Buffalo, New York. Në vitin 2007, Korporata Carrier realizoi një shitje prej më shumë se 15 miliard dollarë duke punësuar rreth 45,000 njerëz.
1914 – Këshilli mbretëror i Rumanisë vendosi të mbetet neutral në Luftën e Parë Botërore. Më vonë, nën presion të madh nga aleatët, më 27 gusht 1916 Rumania i shpalli luftë Austro-Hungarisë. Për këtë veprim, sipas kushteve të një konvente të fshehtë, Rumanisë iu premtua mbështetje për qëllimin e saj të bashkimit kombëtar të të gjitha territoreve të banuara me rumunë. Në fund të Luftës, Transilvania, Bukovina dhe Besarabia (Moldavia) u bashkuan me Mbretërinë e Rumanisë.
1925 – Gjyqi i Skopit: Në Dayton, Tennessee, mësuesi i biologjisë në një shkollë të mesme, John T. Scopes u gjet fajtor për mësimin e evolucionit në klasë dhe u gjobit me 100 dollarë, Por vendimi u përmbys për gabim teknik në marrjen e tij. Gjithësesi, gjyqi i shërbeu qëllimit për të tërhequr vemendjen e publikut në mbarë Amerikën, ndërsa gazetarë të shumtë u dyndën në Dejtonit për të mbuluar këtë zhvillim. Pala akuzuese dhe pala mbrojtëse u përfaqësuan nga avokatë të njohur; William Jennings Bryan – 3 herë kandidat presidencial – argumentoi për prokurorinë, ndërsa avokati mbrojtës Clarence Darrow, argumentoi të kundërtën. Gjyqi nxorri në pah ndarje të thella mes fondamentalistëve dhe modernistëve; me modernistët, që thanë se evolucioni nuk është në kundërshtim me fenë; dhe fondamentalistët, të cilët këmbëngulën se fjala e Perëndisë – siç zbulohet në Bibël – merr përparësi mbi të gjitha njohuritë njerëzore. Ky rast u pa edhe si garë midis teologjisë dhe shkencës – Cila prej teorive duhej të mësohej në shkolla; evolucioni sipas Darvinit, apo krijimi sipas Biblës?
1949 – Senati i Shteteve të Bashkuara ratifikon Traktatin e Atlantikut të Veriut (NATO).
1954 – Lufta e parë e Indokinës: Konferenca e Gjenevës vendosi ndarjen e Vietnamit në Veri dhe Jug.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...