Një grua është shpëtuar pasi kaloi një fundjavën e bllokuar në ashensorin e punëdhënësit të saj miliarder.
Marites Fortaliza hyri në ashensorin në lagjen Manhattan në pronësi të bankierit të investimeve Ëarren Stephens të premten në mbrëmje.
Zjarrfikësit iu përgjigjën thirrjes së urgjencës të hënën në orën lokale 10:00 dhe hapën ashensorin me forcë.
Fortaliza u dërgua në spital. Sipas një deklarate të familjes, 53-vjeçarja ishte e dehidratuar por në gjendje të qëndrueshme.
Autoritetet thanë se gruaja ishte bllokuar në mes të katit të dytë dhe të tretë të shtëpisë.
Familja Stephens kishte ikur për fundjavë dhe askush tjetër nuk ishte në shtëpi, vetëm 53-vjeçarja që po punonte. Ndërkohë shkaku i incidentit po hetohet.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...