Bebet që në muajin e gjashtë mësojnë të qeshin, ndërsa sensin e humorit e marrin nga prindërit, respektivisht qeshen me gjërat e njëjta, të cilave u qeshin nëna dhe babai, ka treguar një hulumtim i kryer së fundi.
Shkencëtarët kanë konstatuar që fëmijët në moshën prej gjashtë muajsh deri një vit, duke vrojtuar reagimet e prindërve, mësojnë se çka është me të vërtetë qesharake.
Në hulumtimin të cilën e kanë kryer shkencëtarët nga fakulteti shtetëror Johnson dhe Universiteti dr. John Sparrow në New Hampshire në Amerikë, kanë marrë pjesë 30 fëmijë dhe prindërit e tyre. Janë vëzhguar se si kanë reaguar në ngjarjet normale dhe absurde.
Së pari fëmijëve dhe prindërve u kanë treguar librin me fotografi dhe topin e kuq, dhe pastaj me libër i kanë qëlluar hulumtuesit dhe topat i kanë vënë në hundë.
Njëri grup i prindërve kanë qeshur me këtë, ndërsa grupi tjetër ka vëzhguar ngjarjet pa reaguar. Është konstatuar që foshnjat më të mëdha se gjashtë muaj para se të reagojnë së pari me kujdes vëzhgojnë shprehjen e fytyrës së prindërve, derisa fëmijët deri gjashtë muaj ndodhitë absurde i shikojnë me çudi pavarësisht reagimit të prindërit.
Shkencëtarët kanë theksuar që fëmijët duke vëzhguar me kujdes prindërit dhe reaksionet e tyre zhvillojnë sens të sofistikuar për humor.
“Fëmijët në moshën prej një viti, sipas të gjithave gjasave, tashmë fillojnë të mendojnë, respektivisht të paktën kuptojnë çka është me të vërtetë qesharake dhe çka jo”, ka thënë dr. Gina Mireault, udhëheqësja e studimit.
Një shtetas i huaj gjendet pa shenja jete në Prizren
Ancelotti: Vinicius do ta fitojë Topin e Artë
Ngritet aktakuzë ndaj 16 personave për krim të organizuar
Trepça sonte kërkon fitoren e parë në Fiba Europe Cup
Osmani përmbyll vizitën në New York
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën nga aksidenti trag...