27 korriku do të sjellë eklipsin më të gjatë hënor të shekullit të 21-të, si dhe atë që njihet si “hëna e përgjakur”. Ngjyra e satelitit të vetëm natyror të tokës do të ndryshojë nga e argjendtë në një të kuqe kërcënuese, për shkak të bllokimit të dritës së diellit nga hija e tokës.
Nga ana tjetër, sipas “the Sun”, në një rreshtim të rrallë kozmik, spektaklit do t’i shtohet edhe marsi, i cili do të shfaqet drejt e pas hënës së kuqe, me maksimumin e shkëlqimit të vet.
Hera e fundit që Marsi është parë më i madh dhe më i shndritshëm se kaq, ka qenë në 2003-shin, kur distanca mes tij dhe tokës u afrua në më pak se 56 milionë kilometra.
Të gjithë rolin në shfaqjen e hënës së përgjakur e kanë kushtet atmosferike të tokës, në kohën e eklipsit, thonë ekspertët. Por pavarësisht shpjegimeve shkencore, teoritë konspirative nuk vonuan të mbushin internetin.
Ato më spekulativet thonë se kjo lloj hëne të premten do të thotë më shumë sesa thjesht një fenomen natyror, por insistojnë se është një mesazh i fundit të botës, i gjendur edhe në Bibël.
U citua po kështu dhe një studiues modern i tërmeteve, Frank Hooferbeets, i cili paralajmëronte mundësinë që “Hëna e përgjakur” të shkaktojë lëkundje të fuqishme toke.
Astrologët nga ana tjetër dalin me pretendimin se ky eklips i veçantë do ta tërheqë vëmendjen tek emocionet e njerëzve apo marrëdhëniet në çift dhe në familje.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të