Kur një grua shtatzënë në jug të Çikagos u qëllua për vdekje, askush nuk e priste që fëmija i palindur të jetonte. Mbijetesa e fëmijës, tregon se sa efikas është trupi i njeriut në mbrojtje të fetusit.
Parasha Beard, 19 vjeçare, ishte ulur në makinë me një 26 vjeçar, kur ajo dhe shoqëruesi i saj u qëlluan dhe pas pak çastesh vdiqen që të dy, transmeton lajmi.net
Beard, ishte shtatëmbëdhjetë muajshe shtatzënë, por pas vdekjës së saj, mjekët ishin ende në gjendje për të ofruar fëmijën e saj në jetë. Edhe pse e lindur para kohe, fëmija ishte gjallë dhe vazhdoi kujdesin në spital.
Fetusat mund të mbijetojnë për një kohë të habitshme pasi nënat shtatzëna vdesin, varësisht nga gjendja e trupit. Për shembull, në qoftë se nuk ka më shumë qarkullim gjaku në organizmin e nënës, atëherë ajo nuk mund të mbajë oksigjenin në kordonin e kërthizës dhe fetusi vdes shpejtë. Megjithatë, sipas Life News, nëse ka ende qarkullim, oksigjeni mund të kalojë dhe ta mbajë gjallë fetusin.
Në raste të tilla, është prioritet që të nxjerret fëmija nga barku i nënës sa më shpejt nëpërmjet prerjes cezariane. Megjithatë, në raste të tjera, kur vdekja është më pak traumatike, nënat mund të vendosen në një makinë për mbështetje të jetës për një kohë të gjatë për të lejuar që fëmija të jetojë.
Për shembull, në vitin 2009, një grua angleze vdiq nga një hemorragji e trurit kur ajo ishte vetëm 25 javësh shtatzënë. Por falë makinës për mbështetje të jetës fëmija i saj u shpëtua dhe vazhdoi të jetonte në spital
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...