Nëse i shihni këto ëndrra, duhet t’i bëni patjetër këto pyetje vetes.
Ëndrrat e fluturimit shpesh tregojnë nevojën për të arritur ambicien. Ku po shkon? Si po shkon atje? A keni probleme të rrugëtimit në jetë? Ëndrrat e fluturimit kanë prirjen të na lënë të rikarikuar kur zgjohemi. Ekziston një ndjesi çlirimi dhe fuqie për të arritur diçka në rrugën tonë.
2. UJËVARA
Kur ne ëndërrojmë për ujin, zakonisht kjo përcjell gjendjen emocionale të mendjes. Uji simbolizon pastrimin dhe pastërtinë. Endrra me ujëvara është një shenjë e madhe paralajmëruese. Ajo tregon fillime të reja, kur e vjetra shuhet. Nëse shihni ujëvara në ëndrrat tuaja, bëjini vetes këto pyetje: A është ujëvara e vogël apo e madhe? Si i perceptoni pengesat tuaja? A është ujëvara në një xhungël të errët, apo në një plazh të bukur?
3. DHEMBET
Ëndrrat me dhëmbë janë shumë të zakonshme. Jo të gjitha ëndrrat me dhëmbë simbolizojnë plakjen. Heqja e dhëmbëve simbolizon diçka që duhet të dalë, ndërsa dhëmbët e kalbur simbolizojnë mbajtjen e frikës dhe ankthit brenda jush. Endrrat me dhëmbë që bien janë më tipiket. Zakonisht ato burojnë nga situata të reja që shkaktojnë stres: një punë e re, frikë nga humbja, mungesa e fuqisë në një marrëdhënie ose gënjeshtra që mbahen të fshehura. Nëse shihni dhëmbët në ëndrrat tuaja, bëjini vetes këto pyetje: Si ndiheni për dhëmbët tuaj? Ne i përdorim dhëmbët për të ushqyer trupin. Si po i ushqejmë jetët tona?
4. VDEKJA
Ëndërrimi me vdekjen është më i zakonshëm se sa pranojnë shumica e njerëzve. Sado e keqe që ndihet, ëndrra e vdekjes zakonisht simbolizon fundin e diçkaje. Vdekja është ndërprerja e pjesëve të egos. Eshtë vdekja e ankthit dhe zemërimit. Vdekja e një situate. Eshtë vdekja e një ideje që lejon lindjen e një tjetre. Ëndërrimi i vdekjes mund të jetë një aspekt psikologjik i ndryshimeve të jashtëzakonshme me emocionet. Nëse shihni vdekjen në ëndrrat tuaja, bëjini vetes këto pyetje: Jeni ju ai/ajo që vdiq? Ishte një i dashur? Këto ëndrra gjithashtu mund të jenë udhëzime nga një i dashur i ikur nga kjo botë, që përpiqet t’ju ofrojë rehati apo ngushëllim.
5. SHTATZENIA
Ëndërrimi i shtatzënisë simbolizon një rritje dhe zhvillim të madh. Mund të jetë vrull për projektet dhe dëshirat e ardhshme. Nëse e imagjinoni shtatzëninë në ëndrrat tuaja, bëjini vetes këto pyetje: Çfarë po përpiqeni të krijoni? Çfarë transformimi po hasni në jetën tuaj? A jeni shtatzënë? Ëndrrat me shtatzëni mund të sjellin ide të frytshme për një punë ose marrëdhënie.
6. SHTËPITE
Ëndrrat me shtëpi simbolizojnë vetveten dhe aspektet e ndryshme të personalitetit. Në varësi të llojit të shtëpisë apo dhomave të ndryshme, interpretimi mund të thellohet. Shtëpitë kanë të bëjnë me sigurinë dhe rehatinë. Një papafingo simbolizon kujtimet e fshehura, ndërsa një bodrum mund të nënkuptojë intuitën dhe të pavetëdijshmen. Nëse shihni shtëpi në ëndrrat tuaja, pyesni veten: Si po kujdeseni për trupin tuaj? Si e perceptoni veten tuaj në botë?
7. PARATE
Ëndrrat e parave mund të na lejojnë të zgjohemi me mirënjohje. Ëndërrimi i parave është rreth fatit dhe si e perceptojmë vlerën tonë. Fitimi i llotarisë simbolizon një ndryshim në stilin e jetës, ndërsa ëndrra e dhënies së parave është një frikë nga humbja. Ëndrrat e parasë i përkasin thelbit të emocioneve tona drejt bollëkut dhe prosperitetit. Stabiliteti financiar ose humbjet shpesh janë faktorë stresi në jetën tonë. Nëse shihni para në ëndrrat tuaja, pyesni veten: A e keni humbur punën tuaj? A jeni në borxhe? Çfarë do të bënit nëse do të fitonit llotarinë? Marrëdhënia me financat është ajo që rrallë e lë mendjen tuaj kur jeni zgjuar. Paraja simbolizon rrjedhën e jetës.
8. TRADHETIA
Ëndërrimi i tradhëtisë bashkëshortore nënkupton dëshirat seksuale dhe nevojat që janë të shtypura ose që duhet të shprehen. Këto lloj ëndrrash gjithashtu bartin braktisjen dhe frikën, çështjet e vetëvlerësimit dhe pranimin e pavetëdijshëm të një marrëdhënie problematike. Nëse shfaqet tradhëtia në ëndrrat tuaja, pyesni veten: A keni frikë të humbni një të dashur? A jeni të pakënaqur në marrëdhënien tuaj? Si ndiheni për trupin dhe dëshirat tuaja?
9. ZJARRI
Ëndrrat e zjarrit mund të kenë disa kuptime në varësi të kontekstit të ëndrrës. Të shohësh zjarrin në distancë simbolizon dëshirën dhe transformimin, ndërsa të luash me zjarrin, mund të jetë një paralajmërim për aktivitetet e rrezikshme. Nëse ëndërroni të filloni një zjarr, kjo simbolizon zemërimin që po shtypet. Pyesni veten: A i shmangni situatat e rrezikshme? A e kaloni ditën duke “shuar zjarre”?
10. LAKURIQ
Ëndrrat zhveshur janë shumë të zakonshme. Ato lidhen me frikën tonë për t’u ekspozuar. Nëse ëndrra është për dikë tjetër të zhveshur, kjo nënkupton “të vërtetën e zhveshur” të një situate ose parathotë një çështje të paligjshme. Kjo gjithashtu mund të nënkuptojë humbjen e respektit. Lakuriqësia ka të bëjë me pranimin e të metave dhe papërsosmëritë. Nëse jeni të zhveshur në një ëndërr, pyesni veten: A keni frikë të shihni se kush jeni? A po e ekspozoni veten? Ëndrrat përfaqësojnë episodet e jetës sonë që mund të analizohen në miliona mënyra dhe ëndërruesi është i vetmi që mund të kuptojë gjendjen e vërtetë emocionale të ëndrrës. Këto janë vetëm disa sugjerime në botën e vizioneve të natës; mendja, trupi dhe shpirti janë të ndërthurura dhe mënyra si e perceptojmë veten, luan pa pushim gjatë gjumit tonë. Mendja do të përpiqet me dëshpërim të diktojë, nëpërmjet vizioneve të shkurtra, se si ndiqen emocionet tona. Ankthi ose gëzimi mund të ndryshojë mënyrën se si flemë. /Bota.al
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...