Ndonjëherë mjafton vetëm një moment pakujdesie për t’u grabitur, madje edhe për të mbetur pa veturë.
Një nga metodat më të reja të vjedhjes së veturave është vërtet inovative.
Nëse shihni një shishe plastike të mbërthyer midis rrotave dhe parafangos, jeni në rrezik. Ajo shishe, pasi vetura të niset, do të futet te pjesa e motorit falë rrotullimit të rrotave dhe do të krijojë zhurmë shqetësuese për shoferin.
Hajdutët e dinë se shumica e shoferëve, të cilët zbulojnë tinguj dhe dridhje të çuditshme nga vetura pasi të ndezin atë, do të reagojnë në shpejtësi. Kjo do të thotë ndalim urgjent dhe inspektim vizual i veturës. Në nxitim, shoferët pothuajse kurrë nuk e fikin veturën.
Dhe kështu krijohet mundësia për hajdutët me përvojë.
Përderisa shoferi të shikojë rreth motorit se çfarë po e gjeneron tingullin, hajduti do të vrapojë në veturë dhe do të niset me të.
Kjo metodë e vjedhjes është bërë jashtëzakonisht e popullarizuar në SHBA, ndërsa tani është përhapur edhe në Evropë.
Sigurisht, për të parandaluar këtë lloj vjedhjeje, është e nevojshme të ndiqni disa rregulla. Rregulli i parë dhe themelor është të fikni motorin dhe të dhe të merrni çelësin kur dilni jashtë. Apo edhe më mirë, inspektoni veturën nga të gjitha anët përpara se të futeni në të. /autoblog
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...