Nëse e gjeni veten zgjuar deri natën vonë, mos u shqetësoni. Mund të jetë shenjë e inteligjencës. Hulumtuesit shkencorë britanikë kane zbuluar një lidhje mes njerëzve që shijojnë jetën e ‘natës’ dhe sa inteligjentë janë.
Gjatë studimit shkencëtarët zbuluan se ata që qëndrojnë zgjuar deri natën vonë ishin më inteligjentë se ata që flinin më herët. Rezultatet e studimit u bazuan tek koncepti që njerëzit të cilët janë inteligjentë përshtaten më mirë me jetën moderne, përfshirë edhe ‘jetën e natës’.
Duke qenë se pasardhësit tanë flinin dhe zgjoheshin herët, ndryshimi i zakoneve të fjetjes tregon se keni arritur të përshtateni me jetën moderne.
Ndërsa një studim tjetër tregoi se, përveç se janë më inteligjentë, njerëzit që qëndrojnë zgjuar deri natën vonë janë edhe më të pasur.
Ekspertët nga Universiteti i Madridit kryen testime tek gati 1000 adoleshentë dhe zbuluan se ata që preferonin të qëndronin zgjuar deri natën vonë shfaqën një nivel inteligjence të lidhur me profesionet më prestigjioze dhe të ardhura më të larta.
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin