Je ai që je! Duaje këtë jetë që Zoti apo natyra të kanë shpërblyer me të! Ke arritur të jesh në masë të madhe ai që je, të kesh atë që ke trashëguar dhe që e ke shtuar vetë në përputhje me angazhimet tua në rrethana të veçanta që të janë imponuar apo krijuar nga ti.
Ky reflektim do të ndihmojë të shohësh se përpjekjet tua për sukses janë varur edhe nga shumë faktorë të tjerë që lidhen me familjen tuaj, rrethin shoqëror, kontekstin historik, kulturor etj.
Kjo do të mundësojë ta shohësh vetveten si rezultat i kombinimeve të faktorëve të shumtë dhe ta pranosh realitetin ashtu si është.
Me një fjalë, secili prej nesh duhet ta pranojë realitetin e para së gjithash duhet ta pranojë realitetin e vet. Të pajtohet me atë realitetin, të jetë i kënaqur sidomos me ato pjesë të realitetit që janë pozitive dhe si i tillë do të ndihet shumë më rehat me vetveten.
T’i thuhet vetes se nuk më takon mua të merrem me gjërat që nuk më përkasin, të kemi kujdes që të mos shkelim atje ku nuk na takon, të mos ia zëmë rrugën askujt, do të thotë se jemi ngritur në nivel të duhur të vetëdijes: të jemi të lirë…
Njeriu që është komod me vetveten, ka një familje të shëndoshë, ai person nuk bie në grackë, ai as nuk fyhet dot, nuk merret me gjëra të kota, nuk lejon t’ia prishë humorin kush, ai ka arritur në jetë të jetë vetvetja.
Personi që është vetvetja nuk mërzitet se çfarë thonë të tjerët, nuk dëshiron të merret fare me ta. I tilli nuk lejon t’ia prishë rahatinë kush, është ai që është, është vetvetja. Nuk e ndryshon personalitetin e tij sipas dëshirës së të tjerëve, por niset nga parimi se ende shumë punë e presin, ende ka obligime personale dhe familjare, ende ka dëshira, ende e presin kërkesat në këtë jetë dhe përpiqet t’i shijojë dhe t’i shfrytëzojë aspektet e mira të kësaj jete…
Të gjithë ne e luajmë lojën e jetës, por kjo jetë ka edhe obligime, ta shijojmë jetën, të punojmë, por edhe të bëjmë llogari për kohën që kemi kaluar.
Të paragjykosh një individ tjetër pa e njohur fillimisht atë, paraqet një problem shumë të madh në raportet shoqërore. Në fakt, një pjesë e atyre që njoh kanë tendencë që të paragjykojnë të tjerët pa i njohur.
Njeriu duhet të jetë i kuptueshëm dhe tolerant pasi jeta ka rënie dhe ngritje. Ndoshta sot më ndodh mua, por nesër nuk i dihet! Fat i njëjtë mund të të trokas edhe ty!
Paragjykimet janë shumë të padëshiruara në këtë kohë shumë dinamike, veçanërisht te ne shqiptarët ku papunësia është shumë e madhe, njerëzit rrinë nëpër kafene, merren shumë me paragjykime e thashetheme.
Në fakt nëse ka një gjë më të pranishme në jetën tonë, janë paragjykimet. Paragjykimet i kemi kudo, i përdorim kudo, jemi objekt dhe subjekt i tyre çdo ditë.
Në aspektin intelektual, paragjykimet janë forma të thjeshtuara të të menduarit për tjetrin apo për të tjerët, të cilët përpiqen që sa më shpejt dhe sa më “shkurtë” të vijnë deri te një konkluzion.
Paragjykimi, edhe pse mund të duket “komod” sepse nuk ka nevojë as për mbledhje informatash e as për analizimin e gjërave dhe fenomeneve, por arrin te një sintezë e prodhuar mbi bazën e thashethemeve, kjo forme e të menduarit ia krijon perceptimin e gabueshëm dhe shumë të njëanshëm personit që bazohet në këtë mënyrë.
Paragjykimet janë bërë pjesë e jetës sonë. Edhe shqiptarët paragjykojnë si kudo tjetër. Nuk do të bëja krahasime mes personave se kush paragjykon më shumë. Më tepër janë individuale sesa kolektive. Mbase njerëzit më të ditur, pra më të arsimuar, duhet të paragjykojnë më pak, por zakonisht paragjykimi vjen nga konkurrenca, nga xhelozia dhe nga frika e konkurrencës.
Më duket e natyrshme, sepse në rrethin ku unë jetoj, këtë e vërej më tepër. Paragjykimet lindin nga thashethemet dhe nga mosnjohja e fenomenit apo dukurisë. Pra, paragjykimet janë mendime individuale për individin, fenomenin apo dukurinë pa e pasur bazën, apo njohurinë reale për të, por që fatkeqësisht shndërrohen në bindje të personit në fjalë dhe këto bindje minojnë çdo urë komunikimi dhe mundësi njohjeje.
Kisha dashur që njerëzit t’i hapin sytë ndaj fakteve e jo të paragjykojnë. Po, për çfarë bëhet fjalë, nuk arrin ta shpjegosh dot. Vetëm e ndjen që ekziston. Ke ndjenjën që gjithë jetën ka diçka që nuk shkon, por e dallon dhe e ndjen se ekziston. E njoh në mënyrë të përsosur këtë ndjesi të paragjykimit. Besoj se edhe ju lexues të nderuar jeni të këtij mendimi, madje edhe ju e njihni se edhe ju në një formë apo tjetër jeni të paragjykuar.
Shkrimtari Majkëll Elner ka thënë: “Le të shohim njëherë përreth, gjithçka është mbrapshtë, universitetet po e shkatërrojnë diturinë, qeveritë po e shkatërrojnë lirinë, mediet më të mëdha po e shkatërrojnë informacionin ndërsa predikuesit e fesë po e shkatërrojnë anën shpirtërore. E gjithë kjo nuk ndodh rastësisht, por me një qëllim të caktuar”.
Ne humbasim sepse nuk e dimë se ku jemi, ne humbasim sepse nuk bëjmë analiza, ne humbasim sepse merremi me thashetheme. Kjo është e thjeshtë dhe e sigurt, apo?! Humbasim sepse nuk i zotërojmë ato informacione që na tregojnë se ku jemi. Ashtu në mungesë të tyre, nuk jemi në gjendje ta gjejmë “rrugën e drejtë”, kjo është shumë e qartë.
Si mund të arrijmë në një vend të caktuar nëse në fillim nuk dimë se ku ndodhemi, nuk e dimë statusin tonë, nuk dimë se ku shkojmë, mungojnë informacionet. Pikërisht kjo është gjendja ku ndodhemi sot. Si mund të ec përpara kur nuk e di se çfarë më pret? Si mund të ec përpara kur nuk di cilin drejtim ta marr? Pa këto koordinata a mund të kuptojmë atë që shohim dhe atë që jetojmë? Jo nuk mundemi.
Mungojnë informatat? Çfarë ndodh nëse këto informacione të shprehura nëpërmjet shkencës dhe fesë janë thellësisht të mangëta dhe çfarë është më e rëndësishmja, a janë qëllimisht të tilla? Atëherë përballemi me një gjendje edhe më çorientuese dhe jo thjesht si ajo ku nuk dimë çfarë drejtimi të marrim. Mund të futemi të gabuar me bindje dhe me informacion të gabuar.
Sot po dihet, kuptohet përherë e më mirë fakti se hartat tona të referimit janë vjetruar dhe se i kemi interpretuar në mënyrë të gabuar ato. Apo, më mirë të themi, këtë e kanë bërë për ne përfaqësues të pavetëdijshëm të një sistemi që mund të ekzistojë vetëm duke na mbajtur të paditur, dhe pa dije, larg busullës dhe koordinatave që do të na çojnë në përparim.
Kush janë këta persona që kanë aq shumë ndikim në masën, arrijnë të udhëheqin me një kontroll në mendjet e shumicës, arrijnë të kenë kontroll mbi mendjen tyre ngase i lejon niveli i tyre. Arrijnë t’i fusin në kokë mendimet e tua duke i projektuar ato në mendjen tënde, ashtu që mendimet e tij janë mendimet e tua. Ja, çfarë i kanë bërë, çfarë duan t’i bëjnë njerëzimit. Një nga mjetet kryesore të tyre është feja ndërsa, tani së voni, televizioni dhe “masmediat”, klasat e ulëta, ose klasa punëtore, mendjen e kanë për dikë tjetër.
Ju duhet vetëm të punoni dhe të dëgjoni; “zgjohuni se ju jeni bletë punëtore”. Ata veprojnë në një mënyrë shumë të ngjashme me milingonat kur marrin udhëzime nga “mbretëresha”, është ligji i natyrës që kryen veprimet e duhura. Kjo kategori po kërkon ta bëjë të njëjtën gjë edhe me njerëzimin.
Mjafton të hedhësh sytë përreth për të kuptuar se, pa asnjë dyshim, janë kah përparojnë shumë. Këtu bën pjesë edhe projekti i pajisjes së njerëzimit me mikroçipa si dhe programimi dhe kushtëzimi minutë pas minute që kryen përmes televizionit dhe medieve, të cilët kanë marrë në shënjestër trurin e njeriut. /Telegrafi/
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...