Edhe pse sipas klisheve psikopatët janë njerëz me sjellje asociale, nuk është gjithmonë kështu. Këta njerëz mund të jenë profesionistë të respektuar.
Ata nuk janë në gjendje të ndjejnë dhembshuri ose keqardhje, gënjejnë shpesh dhe dinë si të manipulojnë njerëzit.
Për të përcaktuar nëse jemi përballë një psikopati, shkencëtarët e vendeve të ndryshme kanë gjetur një sërë treguesish pak a shumë të qartë që lejojnë identifikimin e tyre.
Ndërsa është e vërtetë që këto 5 shenja nuk janë një udhërrëfyes i pagabueshëm për të zbuluar psikopatët, ndoshta ia vlen t’i keni parasysh nëse duhet të kini kujdes me personin me të cilin keni të bëni.
1-Profesioni
Një psikolog i Universitetit të Oksfordit kreu një studim anonim në Britaninë e Madhe që tregoi se në shumicën e rasteve psikopatët zhvillonin një nga profesionet ose pozicionet e mëposhtme:
Avokat
Specialist shitjesh
Kirurg
Gazetar
Polic
Famullitar
Kuzhinier
Zyrtar
Këto të dhëna janë konfirmuar edhe nga një njoftim për shtyp i psikologut australian Nathan Brooks. Sipas dokumentit, 21% e drejtuesve të lartë në Australi janë psikopatë.
2-Flenë në orare të pazakonta
Një hulumtim i Ëestern Sydney University (Australi) paralajmëron se shumica e psikopatëve zakonisht flenë në orare të pazakonta, sepse preferojnë momentet më të errëta të ditës, kur të tjerët janë më vulnerabël.
3-Nuk e hapin kurrë gojën (hapja e gojës për gjumë)
Kohëzgjatja e hapjes së gojës ka një lidhje të drejtpërdrejtë me empatinë, një ndjenjë që nuk e karakterizon një psikopat, sipas një hulumtimi të kryer në SHBA. Për këtë arsye ka pak gjasa që psikopatëve “t’u ngjitet” hapja e gojës së të tjerëve.
4-Preferojnë ushqimin e hidhur
Në 2015-ën shkencëtarët në Universitetin e Insbrukut në Austri, zbuluan se psikopatët dhe sadistët preferojnë ushqimin e hidhur.
5-Nuk duhet përjashtuar që janë kriminelë
Përqindja e kriminelëve në mesin e psikopatëve është më i lartë se më mes njerëzve “normal”. Por ekipe të ndryshme shkencëtarësh kanë vlerësime të ndryshme për mundësinë e sjelljes kriminale në mesin e psikopatëve.
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...