Mbajtja drogës në sasi të vogla, për konsum vetjak, nuk do të konsiderohet më vepër penale.
Kështu parashikon një paketë me ndryshime në Kodin Penal, depozituar ditët e fundit në Kuvend. Ndryshimet janë propozuar nga deputeti Saimir Tahiri. Ndër të tjera, drafti i propozuar nga Tahiri dekriminalizon mbajtjen e sasive të drogës vetëm për konsum vetjak. Konkretisht, personat që kapen nga policia me sasi të vogla droge, për konsum vetjak, nuk do të ndiqen më penalisht dhe as nuk do të dënohen. Një akt i tillë do të konsiderohet thjeshtë kundërvajtje administrative.
“Konsumi dhe mbajtja e sasive që me ligj konsiderohen për konsum vetjak nuk përbejnë vepër penale por kundërvajtje administrative. Shitja, ofrimi për shitje, blerja, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi i lendeve narkotike ose psikotrope si dhe mbajtja në një sasi më të madhe se ajo që me ligj konsiderohet për konsum vetiak, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”, thuhet në projektligj.
Projektligji ndryshon pikërisht nenin 283 të Kodit Penal në fuqi. Sipas këtij neni, shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Ndërsa, organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.
Burg kush mban kafshë në kafaz
Paketa me ndryshime në Kodin Penal parashikon mbrojtjen e kafshëve nga njerëzit. Projektligji i propozuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, parashikon dënimin deri në dy vjet burg për individët, të cilët mbajnë kafshët e egra në kafaz. Konkretisht, individi që në mënyrë të paligjshme robëron apo përdor për arsye përfitimi (shitje, ekspozim në kafaze) kafshët e egra të mbrojtura me ligj, dënohet dhe me burgim nga 6 muaj deri në 2 vjet dhe me gjobë në masën 300,000 lekë. Sipas projektligjit, braktisja e kafshëve përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 10.000 lekë gjer në 30.000 lekë. Ndërkaq, personat që dhunojnë një kafshë do të dënohen me burgim nga 3 muaj gjer në 6 muaj. Ndërsa përdorimi i jashtëligjshëm i lëkurës së kafshëve shtëpiake, për prodhimin e artikujve prej lëkure, dënohet me burgim 2 vjet deri në 3 vjet dhe me gjobë deri në 500.000 lekë. Kur një person, në rrethana të ndryshme, shkarkon ngordhjen e kafshës, dënimi është me burgim deri në 3 vjet, si dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë.
Paketa me ndryshime në Kodin Penal
Neni 133/a
“Keqtrajtimi i kafshëve”
Neni 133/b
“Shfaqjet, konkurset dhe luftimi ndërmjet kafshëve”
Neni 133/c
Kryerja e eksperimenteve me kafshë
Neni 133/9
“Përdorimi për qëllime përfitimi i lëkurës së kafshës”
Neni 133/d
“Robërimi i kafshëve të egra për përfitim”
Neni 4
Neni 283 ndryshon si më poshtë:
Mbajtja e paligjshme, tregtimi dhe trafikimi i narkotikeve
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin