Ekzistojnë disa lloje të ushqimeve, të cilat kur i konsumoni ju hapin edhe më shumë oreksin e ju shtojnë dëshirën për të ngrënë.
Kjo pasi disa prej këtyre ushqimeve janë të mbushura me kripë dhe ju dehidratojnë duke ju krijuar nevojën e konsumit të ushqimit, transmeton Klan Kosova.
Mësoni më poshtë se cilat janë ato:
Patatinat- Ju shtojnë urinë pasi janë të mbushura me kripë, e cila ju dehidraton dhe krijon nevojën e konsumit të ushqimit.
Pijet me gaz- Janë të pasura e të mbushura me sheqer, i cili aktivizon në tru shqisat e të shijuarit dhe sjell nevojën e konsumit.
Çokollatat – Ashtu si edhe pijet me gaz, janë tepër të pasura me sheqer. Krijojnë ndjesinë e ngopjes momentale dhe të shtojnë urinë.
Lëngu i frutave- Mos u gënjeni nga mashtrimet në supermarket apo ato që janë të shënuara në shishet e lëngjeve të frutave, pasi edhe kur thonë se janë pa sheqer, niveli i sheqerit është i konsiderueshëm.
Makaronat- Gruri nga i vili bëhen makaronat përmban elementë tretës dhe nuk ka shumë fibra.
Sushi- Është i përbërë nga orizi si dhe nga salca e sojës, e cila çon në dehidratim dhe ju bën të ndieni etje, e cila shpesh shkakton ndjesinë e urisë.
Kokteilet- Jo vetëm që nuk janë dietikë, por sa më shumë të pini, aq më shumë dehidratoheni dhe aq më shumë trupi juaj ndihet i uritur.
Drithërat- Duhet bërë kujdes pasi janë të pasura me sheqerna dhe ju dëmtojnë kur nuk i merrni në masën e duhur si dhe kanë nivel të ulët të fibrave.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...