Psikologu kanadez Robert D. Hare është i njohur për metodën e tij të vlerësimit të psikopatisë (Psychopathy Checklist-Revised – PCL-R). Ai punon si këshilltar për repartin e FBI-së, i cili merret me rastet e rrëmbimit të fëmijëve dhe të vrasësve serialë. Sipas tij, psikopatë konsiderohen njerëzit, të cilët nuk tregojnë kurrfarë pendese për veprat e tyre dhe nuk janë të aftë për dhembshuri.
Sipas gjurmëve të “check-listës” së Hareit, psikologët kanë krijuar një test shumë të thjeshtë, me të cilin mund të konstatohet se, a mendon dikush si një vrasës serial?
Është fjala për një pyetje të thjeshtë, e cila nuk është “pyetje truk”, e në të cilën, shumica e vrasësve serialë të arrestuar – besoni a mos besoni – kanë dhënë përgjigje të saktë.
Lexojeni këtë tregim të shkurtër, pastaj përpiquni të përgjigjeni pyetjes me nje koment ne Facebook.
“Gruaja ishte në varrimin e nënës së saj dhe ndër të pranishmit sheh një burrë të cilin kurrë më parë nuk e kishte parë. Ju duk si burrë ideal dhe u dashurua me të menjëherë, me shikim të parë.
Por, nuk kishte kontakt të tij dhe nuk dinte si ta gjente numrin e tij të telefonit. Disa ditë më vonë vrau motrën e saj”.
Pyetja është: “Cili ishte motivi që ajo vrau motrën?”.
OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza
Hovenier për zgjedhjet në SHBA: Cilido që të jetë rezultati,...
Siguria në Kosovë, temë e diskutimit mes komandantit të KFOR...
Xhorxhia, qarku kryesor Gwinnett numëron votat e hershme
Zonja Meri ka një shpjegim epik pse Trumpi do ta mposhtë Har...
A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut?