Në SHBA McDonalds mund të gjinden thuajse çdo 100km. Për shkak të kësaj mund të vie si surprizë që disa vende nuk kanë asnjë të vetme.
Por është e vërtet, arsye të ndryshme që fillojnë nga kolpasi ekonomik deri te klima politike kanë rezultuar që këto vende të mos kenë markën e njohur botërore.
Bermuda
Deri ën vitin 1995, kishte vetëm një restorant të McDonalds në këtë ishull të Karaibeve. Tani nuk ka asnjë. Vendi ka ligje që ndalojnë dyqanet e ushqimeve të shpejta që vijnë nga jashtë që nga viti 1970. McDonalds gjithsesi arriti të hapë një filiale të vetën në vitin 1985. Por gjithsesi kompania vet embylli këtë degë të saj. Në vitin 1999 ajo përsëri u mundua që të hapej një pikë e re por kësaj here ligji e ndaloi këtë.
Irani
Në vitet e fundit marrëdhëniet mes këtij vendi të Lindjes së Mesme dhe SHBA’së kanë qenë të tensionuara. Nuk pritet të hapet një degë e re në të ardhmen e afërt.
Maqedonia
Vendi I vogël I Ballkanit ka pasur plot 7 restorante të McDonalds që gjindeshin kryesisht në Shkup. Në 2013 personi që drejtonte këto pika humbi licensën duke bërë që këto pika të mbylleshin.
Jemeni
Ekonomia e këtij vendi është shumë e dobët. Si dhe McDonalds nuk beson që hapja e restoranteve në këtë vend do ia vlente. Gjithashtu ka pasur kërcënime terroriste se nëse një pikë e tillë do hapej atëherë do rreezikohej nga sulmet
Mali I Zi
Në vitin 2003, McDonalds hapi një dyqan të vogël në këtë vend. Kjo ishte vetëm përkohësisht me shpresën që do zgjerohej me kalimin e kohës. Gjithsesi qeveria e vendit bashkpunoi me bizneset e vendit dhe nuk lejuan hapjen e kompanisë së madhe në këtë vend.
Korea e Veriut
Vendi që drejtohet nga një rregjim totalitar është shumë armiqësor ndaj bizneseve amerikane. Gjithsesi disa nga paria e vendit kanë kontrabanduar shpesh produkte të kësaj kompania nga Korea e Jugut.
Zimbabveja
Në vitin 2000 McDonalds ishte afër që të hapte një pikë në këtë vend por nuk arriti pasi që vendi u kaplua nga kriza ekonomike.
Bolivia
Edhe pse McDonalds nuk është I ndaluar në këtë vend të Amerikës Latine, dyqani I fundit McDonalds u mbyll në vitin 2002. Sipas Daily Mail, kompania dështoi atje pasi që banorët e Bolivisë nuk deshën që të blejnë hamburger nga kompani të huaja. Presidneti I këtij vendi akuzoi kompaninë se nuk I interesonte miëqënia e njerëzve por vetëm fitimet. /Gazeta Express/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...