Nënë e bir diplomohen për një ditë

21:15 | 11 Janar 2019
Arbresh Info

Studimet janë shumë të rëndësishme për karrierën e secilit, dhe punën që do të bëj në të ardhmen, mirëpo jo të gjithë diplomohen me kohë, për arsye të ndryshme.

Mirëpo, për disa nuk ka rëndësi se kur fillojnë studimet e kur i mbarojnë ato, e rëndësishme të të kesh një diplomë.

E tillë është edhe Fatime El-Gafilij 48-vjeçare e cila ka diplomuar në të njejtën ditë me djalin e saj 22-vjeçar. Ajo çka është më interesntja këtu është se nëna ka arritur rezultate më të mira se i saj.

48-vjeçarja nga Arabia Saudite dhe i biri 22-vjeçar janë pranuar në nja nga universitet e SHBA-së dhe të dy kanë marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit, ku nëna është diplomuar në matematikë kurse i biri në inxhinierinë e naftës.

Fatime El-Gafilij ka në plan që të vazhdojë më shumë thellimet e saj në rrugën e studimeve, ajo ka në plan të vazhdojë studimet pas universitare, master dhe më pas doktoraturë, duke ndjekur gjurmët e të shoqit, i cili është diplomuar në të njëjtin universitet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme