I frymëzuar nga suksesi i lojës Pokemon Go, një drejtor shkolle në Belgjikë ka zhvilluar një lojë online për nxënësit që të kërkojnë libra në vend të figurave Pokemon.
Loja ka tërhequr dhjetëra mijëra lojtarë në javë, shkruan Reuters, transmeton arbresh.info.
Lojtarët postojnë një foto të një libri dhe pas të tjerët duhet të gjurmojnë se ku është fshehur libri.
“Përderisa po e rregulloja bibliotekën time, kuptova se nuk kisha më hapësirë të mjaftueshme për libra. Kështu, duke luajtur Pokemon Go me fëmijët e mi, më erdhi ideja që të shpërndaj librat në natyrë”, tha Gregoire për Reuters.
Edhe pse kjo lojë është krijuar vetëm disa javë më parë, Gregoire ka theksuar se rreth 40 mijë njerëz janë duke marrë pjesën në lojën e krijuar nga vetë ai.
Librat që përdoren për këtë lojë janë nga ata të fëmijëve e deri të romanet e njohura të autorit Stephen King dhe të gjitha tashmë ndodhen të fshehura në qytetet dhe nëpër fshatrat belge.
Drejtori i shkollës, Gregoire tashmë është duke u përpjekur që të krijojë një aplikacion për lojën e krijuar nga vetë ai./arbresh.info
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...