Në Qytetin Antik Perge në provincën e Antalias në Turqi është gjetur mozaiku 1.800 vjeçar, që shfaq skenën e sakrifikimit të Ifigjenias, bijës së Agamemnonit, gjatë Luftës së Trojës, tha kreu i punimeve të gërmimit në Perge dhe drejtori i Muzeut të Antalias, Mustafa Demirel.
Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) lidhur me punimet e gërmimit, Demirel tha se në Perge janë bërë punime të mëdha të reahibilitimit.
Në kuadër të punimeve, siç tha Demirel, është bërë përmirësimi i hapësirës së qytetit antik, duke filluar nga porta jugore e deri në shatërvanin Kesos në veri. Ai tha se punime intensive janë zhvilluar në pjesën perëndimore të qytetit dhe se gjatë gërmimeve kanë gjetur në masë të madhe skulptura dhe zbulime të tjera të vogla.
Duke folur për mozaikun e gjetur, Demirel tha se ky zbulim u ka dhënë emocion të veçantë.
“Gjatë punimeve në qytetin antik Perge, është gjetur mozaik i cili reflekton skenën kur Ifigjenia u sakrifikua në Luftën e Trojës. Ky zbulim, i cili na ka dhënë emocione, u shfaq teksa dëshironim të hapnim një dyqan në rrugën perëndimore. Ramë në përfundim se ky vend ishte vend i shenjtë kulti. Nga analiza laboratorike e ekspertëve tanë, pamë se ajo që gjetëm është një mozaik. Bëhet fjalë për një mozaik 1.800 vjeçar i cili nuk është rastisur asnjëherë më parë në rajon”, theksoi Demirel.
Mustafa Demirel foli edhe për periudhën së cilës i përket mozaiku.
“Lufta e Trojës, e cila ka një vend të veçantë në mitologjinë greke dhe e cila përshkruhet në Iliadën e Homerit, filloi në vitin 1184 para erës sonë pasi Paridi, i biri i mbretit të Trojës Priamit dhe Hekubas, rrëmbeu Helenën, gruan e mbretit të Spartës Menelaut. Teksa flota e kryesuar nga Menelau dhe vëllai i tij, mbreti i Mikenës Agamemnoni, po përgatitej të udhëtonte, përnjëherë ndaloi era dhe parashikuesi që gjendej aty thotë se ky stagnim i erës buron nga zemërimi i Artemisit dhe se Agamemnoni ka bërë krim duke vrarë një kafshë të përkushtuar ndaj Artemisit. Zemërimi i Artemisit do të largohej vetëm nëse Agamemnoni sakrifikonte vajzën e tij Ifigjenian. Sakaq, Agamemnoni dëshiroi ta sakrifikojë të bijën Ifigjenian, në mënyrë që Artemisi të rikthente erën. Pikërisht në çastin kur do ta priste të bijën, Artemisi dërgon një dre dhe bën që në vend të së bijës ta sakirfikojë drerin. Vajza, e cila ngeli në jetë, bëhet murgeshë në tempullin e Artemisit, ndërsa era që do të mundësonte shkuarjen e ushtrive greke në Trojë fillon të fryejë”, tha Demirel.
Demirel po ashtu shtoi se në të ardhmen shpreson të nxjerrin edhe gjetje të reja befasuese nga gërmimet në qytetin antik Perge.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...