Çdo kulturë dhe vend ka metodat e veta të relaksimit. Përderisa alkooli dhe marijuana mund të jenë zgjidhje për shumë njerëz në botë, në Pakistan ka filluar një trend jo i zakonshëm që ka marrë vëmendjen e botës.
Marijuana është e ndaluar rreptësishtë në Pakistan dhe shumë njerëz mendojnë se thithja e akrepit është një përgjigje e mirë ndaj kësaj, edhe pse shumë e dinë se kjo është praktikuar për një kohë të gjatë në Pakistan.
Disa njerëz madje shkojnë në dyqane të veçanta ku akrepat janë ende të gjallë dhe paguajnë para për t’i marrë ata.
Pasi i shtypin dhe i thithin direkt, njerëzit mbesin me një eksperiencë të ngjashme me atë të marijuanës deri në gjashtë orë pas thithjes.
Duket se helmi i akrepave ju jep atyre një përvojë disi jashtë trupore. Të tjerët i shtypin akrepat para se t’i mbështjellin në cigare, duke i përzier me duhan.
Ka prej atyre që thonë se pas pirjes, efekti është shumë i ngjashëm me atë të marijuanës, vetëm se me thithjen e akrepit, çdo gjë duket sikur “po vallëzon”.
Të tjerët i vendosin insektet në zjarr të hapur dhe thjeshtë e thithin tymin që del nga djegia e insektit. Pavarësisht kësaj, ky zakon i keq është duke u përhapur në mbarë regjionin, dhe helmi është aq varës, sa që njerëzit atje po frikësohen se mos të rinjtë do të kalojnë në gjëra edhe më ekstreme dhe më të çuditshme.
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është ...
MCA, Kurti: Ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i men...
Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet në takim ng...
Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK: Nuk ka vend për panik...