Google ADS

Në marrëdhënie me 4 njerëz, veç burrit

00:45 | 3 Qershor 2018
Arbresh.info

34-vjeçarja Lisa (pseudonim) ka jetuar me bashkëshortin për rreth gjysmën e jetës se saj.

Por, sipas asaj që thotë, dashuria jo vetëm për bashkëshortin ka bërë që martesa të forcohet.

Mos u habisni! Marrëdhënia e tyre ka qenë gjithnjë e hapur, ku secili shijon lirinë e tij dhe e jeton ditën bazuar në “mekanizma” vetjakë.

Aktualisht Lisa ka 4 marrëdhënie të tjera, 2 prej të cilave i ka ndarë edhe me burrin e saj.

“Me burrin jam takuar kur ishim adoleshentë. Fillimisht ishim shokë, deri në momentin që u afruam më shumë në moshën 18-vjeçare.

Një ditë po lexonim një artikull reviste mbi seksualitetin dhe njëra prej pyetjeve aty ishte: “Ç’mendim keni për monogaminë?” Të dy ne zgjodhëm të njëjtën përgjigje: “Është një bindje joreale”. Për këtë temë nuk folëm vetëm atë moment, por për rreth një vit të tërë derisa erdhi dita që provuam marrëdhënien treshe, me një koleg të burrit”, – shprehet Lisa.

Sipas rrëfimit të saj, në fillim ideja e treshes i jepte disa dyshime, pavarësisht dëshirës, por në momentin e përjetimit të eksperiencës gjithçka ndryshoi: “Dashurova çdo moment të asaj eksperience, madje edhe kur i shikoja të dy partnerët bashkë. Sot, të vetmet rregulla që i vendosim marrëdhënies janë sinqeriteti, seksi i sigurt dhe mospërfshirja në angazhimet personale”.

Rrëfimit të saj Lisa i shton mendimin se gjëja që e tmerronte më shumë në një marrëdhënie normale me një mashkull ishte mospërsëritja e puthjes së parë.

Pra, ajo i druhej faktit se nuk do të kishte më puthje të parë përveç asaj që kishte provuar. Kur e ndau këtë mendim me të shoqin, zbuloi se edhe ai e mendonte njëlloj.

Por, pavarësisht këtyre eksperiencave, vlen për t’u përmendur se dy bashkëshortët përjetojnë edhe elemente të përditshme të një jetese normale, si përkushtimi ndaj shtëpisë, ndaj familjes, problematikat e papritura etj.

Këto gjëra më pas i pasurojnë me ndërthurjen e marrëdhënieve, ku siç shprehet Lisa shijon 4 të tilla veç partnerit të parë.

Pyetjeve të shpeshta nëse ndihet xheloze kur përjeton këto eksperienca, ajo u përgjigjet: “Xhelozia është krejtësisht normale. Është një emocion si mërzia, vetmia, nervozizmi, eksitimi apo gëzimi. Këto gjëra ndodhin në çdo marrëdhënie. Duhet të diskutosh mbi xhelozinë ashtu siç bën edhe rreth ndjesive të tjera. Gjithçka mund të zgjidhet”.

Në fund, letrën e mbyll duke thënë se mes njëri-tjetrit nuk ka kurrfarë presioni, të gjithë janë të lirshëm të plotësojnë nevojat e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme