Nëse vozitni me xhaketë apo pallto dimërore në Spanjë, mund të merrni një gjobë deri në 200 euro.
Ideja e këtij rregulli është se xhaketa e dimrit ju kufizon kur vozitni, domethënë ju kufizon lëvizjet pas timonit. Në Spanjë, e njëjta gjë vlen nëse mbani një shall ose doreza.
Vozitja me një pallto të rëndë mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të drejtuar makinën, përdorimin e transmisionit dhe kontrollet e tjera të makinës dhe ta bëjë të pamundur lidhjen e duhur të rripit të sigurimit.
Edhe pse teknikisht jo e paligjshme, veshja në mënyrë të papërshtatshme gjatë drejtimit të automjetit shkel nenin 18 të Rregullores së Përgjithshme të Trafikut në Spanjë. Rregullat e përgjithshme të trafikut thonë: “Një pallto shumë e madhe ose shumë e rëndë mund të ndërhyjë në funksionin e rripit të sigurimit. Drejtuesi i mjetit është i detyruar të sigurojë lirinë e tij të lëvizjes”.
Vozitja me xhaketë dimërore është gjithashtu e ndaluar në Britaninë e Madhe. Gjoba është 100 paund, ose rreth 120 euro. Nëse policia ju kap duke hequr xhaketën gjatë vozitjes, gjobat mund të jenë edhe më të larta, deri në 5000 £ (pothuajse 6000 euro)./abcnews.al
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit
Këto janë vendimet që mori sot qeveria
Kore e Jugut, ministri i Financave merr detyrën si president...