Në këtë vend të Europës punohet më së shumti

22:54 | 13 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Hartografi dhe matematikani Jakub Marian ka krijuar një hartë  përmes të cilës bëhet e ditur se në cilin vend të Europës punohet më shumë.

Ai ka llogaritur orët mesatare në javë për secilin vend të Europës, transmeton portali arbresh.info

Sipas të dhënave të reja, vendi në të cilin njerëzit punojnë më shumë është Greqia, me më shumë se 39 orë në javë.

number-of-hours-worked-per-week-europe-0

Numri i më i vogël i orëve në javë bëhet në Gjermani, me diku rreth 26 orë.

Për një kontekst global, Marian llogariti numrin e orëve në javë në vende të tjera anembanë botës.

Në vendin e parë gjendet Meksika me 43 orë në javë, Korea Jugore me 40 orë në javë, Kili me 38,  Kanada dhe Japonia me 33 orë në javë, Shtetet e Bashkuara dhe Zelanda e Re me 34 dhe Izraeli me 36 orë në javë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme