Në këtë shtet t’i kthejnë paratë e plazhit nëse bie shi

18:23 | 25 Qershor 2016
Arbresh.info

Itali- Plazhet në bregdetin italian janë aq shumë të dëshpëruara nga numri i vogël i turistëve në qershor nga shkaku i motit të keq, aq sa u kanë ofruar që pushuesve paratë mbrapsht nëse bie shi.

“Anadolu Agency” raporton se oferta e parë është bërë të premten dhe është zbatuar në plazhet Lido e Jesolo, në bregun Adriatik italian.

Çmimet e marrjes me qira të shezllonëve në plazh variojnë nga 13 deri në 18 euro në ditë ndërsa autoritetet lokale shpresojnë që kjo ofertë do të tërheqë më shumë njerëz.

Oferta vjen pas paralajmërimeve për një verë me mot jo të qëndrueshëm. Venecia u përball me një mot të keq gjatë qershorit, ndërsa u godit edhe nga një tornado, ndërkohë që kthimi i parave do të bëhet nëse bie më shumë se tre milimetra shi mes orës 11.00 dhe 17.00./shekulli

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme