Të gjithë fëmijët e porsalindur qajnë, por në Britani bebet qajnë më shumë se në çdo vend tjetër të botës së industrializuar. Në këtë përfundim kanë dalë hulumtuesit, të cilët kanë marrë në studim 8 700 foshnja gjatë 12 javëve të para të lindjes. Britania e Madhe renditet e para dhe ndiqet nga Kanadaja, Italia dhe Holanda, ndërsa foshnjet që qajnë më pak janë në Danimarkë, Gjermani dhe Japoni, thuhet në studim. Mesatarisht, foshnjat qajnë për rreth dy orë në ditë, në dy javët e para pas lindjes. Kulmi ka qenë 2 orë e 15 minuta në gjashtë javët e para dhe më pas reduktohet me 1 orë e 10 minuta, gjithsej.
Profesori Dieter Wolke, nga Universiteti i Warwick, i cili ka hartuar një tabele me mesataren e qarjes së foshnjave ka thënë se bebet në vende të ndryshme qajnë më shumë në javët e para të lindjes. “Ne mund të mësojmë shumë nga kulturat ku foshnjat qajnë më pak dhe kjo mund të jetë për shkak të prindit apo faktorëve të tjerë që lidhen me shtatzëninë, apo është gjenetike”. Nivelet më të larta të dhimbjeve të barkut të përcaktuara se një fëmijë qan më shumë se tre orë në ditë për të paktën tre ditë në javë, janë gjetur në Britani të Madhe, Kanada dhe Itali.
Normat më të ulëta janë raportuar në Danimarkë dhe Gjermani./arbresh.info/
Xuxi: Nuk është marre me humb prej dikujt që është më i mirë...
FFK-ja del me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen Ruman...
Lansohen katër shërbime nga ministria e Arsimit në platformë...
“Tani është personale”/ Tysoni godet me shuplakë Paulin, gja...
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në...
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...