Në këtë fis ‘sundojnë’ gratë, madje ato vendosin se me sa burra dëshirojnë t’a kalojnë jetën

20:40 | 19 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Në fisin Woodaabe, përgjegjësitë janë të ndara.

Ky fis ndodhet në shkretëtirën Sahara, në rajonin Sahel ndërmjet Kamerunit, Çadit dhe Nigerisë, transmeton portali arbresh.info

fis1

Edhe burrat janë përgjegjës për punën më të madhe, gratë e fisit janë ato që marrin vendime për të ardhmen e komunitetit. Në të vërtetë, përveç komandimit, ato gjithashtu zgjedhin se sa burra i duan dhe jetën e tyre seksuale e kanë shumë të lirshme, madje edhe kur janë beqarë.

fis2

Çdo vit, në shtator, zhvillohet Festivali Gerewol, një nga ngjarjet më unike në planet. Gjatë këtij festivali, burrat konkurrojnë për të tërhequr vëmendjen e grave në fis dhe përpiqen të bëjnë një figurë të bukur përpara një jurie që përbëhet nga gratë më të bukura të fisit.

fis5

Për t’u përgatitur, burra kalojnë deri në gjashtë orë duke e trajnuar trupin e tyre dhe zgjedhin veshjet më të bukura. Qëllimi i tyre është që zgjidhen ‘nga gratë më të bukura të botës’.

gis4

Megjithëse gratë e këtij fisi janë të lira të zgjedhin se me sa burra duan të kalojnë jetën, burrin e parë gjithmonë ua zgjedh familja. Martesa e parë organizohet në bazë të preferencave familjare. Pas kësaj, gratë mund të zgjedhin burra të tjerë dhe madje mund të rimartohen, nëse dëshirojnë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme