Në Japoni zbulohen eshtrat e djallit të ujit

23:36 | 26 Korrik 2017
Arbresh.info

Të gjitha vendet e botës e kanë nga një figurë mitologjike, me të cilën prindërit i frikësojnë fëmijët e tyre, ndërsa në Japoni kjo figurë mitologjike quhet ‘Kappa’ dhe portretizon djallin e ujërave që është marrë nga folklori antik. Këto krijesa paraqiten në formë të njerëzve dhe dallimi i tyre është ngjyra e lëkurës pasi që thuhet që ‘Kappa-t kanë pasur lëkurë me ngjyrë të kaltër dhe gishtërinjtë e këmbëve të tyre kanë qenë të ngjitur.

Gjetja e provave Ndonëse ka pasur shumë pretendime për ekzistencën e këtyre krijesave në të kaluarën, shumë pak njerëz kanë besuar që këto krijesa kanë ekzistuar, derisa është raportuar që janë gjetur ‘provat’ për ekzistencën e tyre, prova këto që janë shfaqur për publikun japonez në një ekspozitë të atjeshme. Sipas folklorit japonez, ‘Kappa’, apo ‘fëmija i lumit’, shumë shpesh del nga lëkura e tij e rrëshqitshme për t’i sulmuar femrat që kalojnë andej. Sipas disa tregimeve, ‘Kappa’ i kap njerëzit dhe më pas i fut me kokë në ujë derisa të vdesin. Ka shumë spekulime rreth ngjyrës dhe formës së ‘Kappa’-ve, megjithatë, tani në Japoni një gjë është e sigurt, ‘Kappa’-t kanë ekzistuar.

Krijesat e ngjashme Besohet që krijesa është e ngjashme me ‘Kelpie-n’ e Skocisë dhe përbindëshin tjetër ‘Nakki’, i cili është përdorur nga popullata e Skandinavisë për t’i frikësuar fëmijët që luanin në afërsi të ujit. Shkencëtarët nuk kanë arritur që ta vërtetojnë ekzistencën e saktë të këtyre krijesave, ndonëse mbetjet e gjetura besohet që i përkasin ‘Kappa’-ve. Një pjesë e mbetjeve të balsamosura janë duke u ekspozuar në njërin prej muzeve të Japonisë. Këmbët e krijesës besohet të kenë qenë 8 centimetra të gjatë, ndërsa shuplakat e duarve 15 centimetra. ‘Sipas të gjitha gjasave, këto mbetje i përkasin përbindëshit japonez, megjithatë duhet pritur për analizat e mëtutjeshme për ta vërtetuar këtë teori’, ka përfunduar grupi i shkencëtarëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme