Google ADS

Në Hënë ka ujë, zbulimi i ri i NASA

01:01 | 27 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Definitivisht, në Hënë ka ujë, thotë zbulimi i ri i NASA-s.

Kërkimet sugjerojnë që uji mund të ekzistojë në sipërfaqen hënore, jo vetëm në pjesët e ftohta, të pandriçuara të hënës, transmeton portal arbresh.info

Zbulimi i fundit përfaqëson një përparim të madh në botën e shkencës së eksplorimit të sistemit diellor.

Pyetje të reja po ngrihen gjithashtu rreth asaj se si saktësisht uji mbërriti atje dhe si është në gjendje të mbijetojë në kushtet e vështira në Hënë.

“Ne konfirmuam ujin në sipërfaqen hënore për herë të parë me ndihmën e teleskopit SOFIA. Ne ende nuk e dimë nëse mund ta përdorim atë si një burim, por të mësosh rreth ujit në hënë është thelbësore për planet tona kërkimore,” tha administratori i NASA, Jim Bridenstein në llogarinë e tij në mediat sociale.

Detajet e zbulimit do të njoftohen në një konferencë shtypi që do të mbahet së shpejti.

“Tani ne e dimë se është atje. Zbulimi vë në pikëpyetje kuptimin e sipërfaqes hënore dhe ngre pyetje intriguese në lidhje me burimet e rëndësishme për eksplorimin e thellë të hapësirës,” thuhet në deklaratën e shkencëtarëve, raporton The Independent./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme