Google ADS

Në fund të prillit, asteroidi sa mali Everest i afrohet Tokës

23:12 | 5 Mars 2020
L G

Në 29 prill, një asteroid i madh do t`i afrohet shumë Tokës, por fatmirësisht nuk do të na godasë, thotë CNN.

Sepse nëse trupi qiellor që konsiderohet të jetë thuajse sa Mali Everest do të ishte përplasur me planetin tonë, do të shkaktonte pasoja të mëdha në mbarë globin sipas Nasa-s.

Asteroidi i quajtur 52768 (1998 OR2) është pikasur për herë të parë në 1998.

Ai është klasifikuar si “potencialisht i rrezikshëm” për shkak se kalon shumë pranë orbitës së Tokës, por nuk është në listën e Nasës për objektet që rrezikojnë përplasjen.

Ky cilesohet vërtet asteroidi më i madh që i afrohet Tokës brenda këtyre dy muajve, megjithatë nuk është më i madhi që na ka trembur ndonjëherë: nderi për këtë i takon 3122 Florence, i cili na erdhi shumë pranë shtatorin e vitit 2017, por fatmirësisht jo aq sa të përplasej.

Janë dy misione që monitorojnë asteroidët në sistemin tonë diellor: OSIRIS-Rex i Nasa-s dhe Hayabusa2 e Japonisë, ndërsa ka plane edhe për disa të tjerë.

Qëllimi i tyre është të zbulojnë e gjurmojnë asteroidë potencialisht të rrezikshëm dhe kometa shumë përpara se ato t`i afrohen Tokës./Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme