Në cilën moshë e humbasin virgjërinë në botë?

23:14 | 30 Prill 2018
Arbresh.info

Është e vështirë të përcaktohet se çfarë  është virgjëria në të vërtetë, duke qenë se është më shumë një ide sociale se sa një term mjekësor, gjë që tregon se të gjithë e perceptojnë në mënyra të ndryshme.

Për këtë arsye edhe të gjithë e humbin në mënyra dhe në moshë të ndryshme, në varësi edhe të opinionit publik, mentalitetit dhe mënyrës se si janë rritur.

Por a do të ishit kuriozë të zbulonit se kur e humbin virgjërinë të rinjtë e vendeve më të zhvilluara dhe atyre më pak të zhvilluara në botë?

Sipas një studimi të fundit vendi ku të rinjtë e humbin më së voni virgjërinë është Malajzia, ku njerëzit atje nuk bëjnë seks deri në moshën 23 vjeçare, thuhet sipas studimit.

Sakaq Islandezët janë të parët që e humbin virgjërinë më së hershmi në botë. Një fëmijë mesatarisht në Islandë bën seks në moshën 15 vjeçare.

Në fakt, vendet skandinave janë në top pesëshe në studim, fajtor për të cilin mund të mbetet mërzitja si pasojë e mungesës së dritës gjatë ditës. Mosha mesatare në Danimarkë është 16.1, Suedi 16.2 dhe në Norvegji të rinjtë e humbin virgjërinë në moshën 16.5 vjeçare njëjtë si finlandezët.

Italianët dhe francezët, për çudi, mbesin prapa britanikëve, duke e humbur virgjërinë më vonë. Të rinjtë amerikanë duket se kërcejnë në shtrat menjëherë sapo të mbushin moshën maxhorene pasi një amerikan mesatar bën seks për herë të parë në moshën 18 vjeçare.

Më poshtë ju tregojmë listën e plotë të vendeve ku u bë studimi:

Nigeri: 19.7

Japoni: 19.4

Spanjë: 19.2

Indonezi: 19.1

Poloni: 19

Itali: 18.9

Tajvan: 18.9

Rusi: 18.7

Meksikë: 18.7

Afrikë të Jugut: 18.7

Francë: 18.5

Mbretëri të Bashkuar: 18.3

Zvicër: 18.2

Kanada: 18.1

Malajzi: 23

Indi: 22.9

Singapor: 22.8

Kinë: 22.1

Tajlandë: 20.5

Hong Kong: 20.2

Vietnam: 19.7

Holandë: 18.1

Greqi: 18.1

SHBA: 18

Australi: 17.9

Turqi: 17.8

Zelandë të Re: 17.8

Sllovaki: 17.8

Gjermani: 17.6

Brazil: 17.4

Irlandë: 17.3

Kroaci: 17.3

Austri: 17.3

© SYRI.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme