E teksa bota mbarë respekton në 20 Tetor Natën e Hënës, Kina mendon përtej saj. Në fakt mesa duket për vendin aziatik nuk mjafton më sateliti ynë për të ndriçuar mbrëmjet, kështu që kanë menduar të krijojnë një hënë artificiale, të fuqishme dhe brilante që të turpërojë dritën e lëshuar nga dritat e qyteteve.
Ideja fantastiko-shkencore duket se do të bëhet realitet në vitin 2020. Sipas kreut të Institutit Kërkimor mbi shkencën e Teknologjinë në Chengdu, Wu Chunfeng, po punohet për këtë projekt dhe sateliti gjigand i ndërtuar nga njeriu do të jetë gati së shpejti të pozicionohet në orbitë.
Informacioni është botuar vetëm nga gazeta e Përditshmja e Popullit, e cila saktëson se hëna artificiale do të jetë në gjendje të ndriçojë një zonë me diametër rreth 10 km dhe do të ketë një fuqi reflektimi 8-10 më të madhe së modeli i saj natyral.
Por ka ngjallur skepticizëm kjo ide, pavarësisht se nuk është konfirmuar në nivel zyrtar dhe kombëtar. Shqetësimi qëndron se kjo hënë artificiale mund të ndikojë në luhatje të bioritmeve natyrale të njerëzve, kafshëve e të gjitha gjallesave.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...