Përderisa klima po ngrohet, zogjtë po zvogëlohen dhe krahët e tyre po rriten, ka gjetur një studim i fundit.
Studiuesit analizuan 70.716 ekzemplarë nga 52 specie shpendësh migratore të Amerikës së Veriut të mbledhura gjatë 40 viteve.
Zogjtë kishin vdekur pasi u përplasën me ndërtesat në Chicago, Illinois, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Autorët thanë se ky është studimi më i madh në llojin e tij dhe se gjetjet janë të rëndësishme për të kuptuar se si kafshët po u përshtaten ndryshimeve klimatike.
“Ne kemi gjetur se pothujase të gjitha speciet janë duke bërë ndryshime të vogla”, tha autori i studimit Brian Ëeeks, Profesor për mjedisin në Universitetin e Miçiganit.
Sipas llojet ishin goxha të larmishme, por reagimi ishte i ngjajshëm, ndërsa ka theksuar se qëndrueshmëria ishte tronditëse.
Ai tha se studimet për përgjigjet e kafshëve ndaj ndryshimeve klimatike shpesh përqendrohen në ndryshime në rangun gjeografik ose kohën e ngjarjeve të jetës, si migracioni dhe lindja. Por ky studim sugjeron se morfologjia e trupit është një aspekt thelbësor i tretë.
Gjetjet treguan se nga viti 1978 deri në 2016, gjatësia e kockave të këmbës së poshtme të shpendëve – një masë e zakonshme e madhësisë së trupit , u shkurtua me 2.4%. Gjatë së njëjtës kohë, krahët u rriten me 1.3%.
Provat sugjerojnë që temperaturat e ngrohjes shkaktuan uljen e madhësisë së trupit, e cila nga ana tjetër shkaktoi rritjen e gjatësisë së krahut.
Shkencëtarët nuk janë të sigurtë se pse temperaturat e ngrohta po bëjnë që zogjtë të tkurren. Një teori thekson se shpendët ndjehen më mirë në klimë më të ftohtë, duke humbur nxehtësinë e trupit më shpejt për shkak të raporteve të tyre me sipërfaqen dhe vëllimin.
Zogjtë zakonisht migrojnë gjatë natës dhe tërhiqen nga drita artificial në ndërtesa, duke shkaktuar kështu përplasje fatale me dritaret e tyre. Qindra miliona zogj vlerësohet të vriten në përplasjet e ndërtesave çdo vit.
Në vitin 2014, shkencëtarët zbuluan se dhitë alpine po zvogëloheshin për shkak të temperaturave të ngrohta. Në një njejtin vit, një tjetër studim gjeti se zvarranikët e quajtur salamanders po tkurreshin me shpejtësi për shkak të ndryshimit klimatik./arbresh.info/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...