Ndryshimi i klimës tashmë po dëmton jetën e amerikanëve me “dëmtime të konsiderueshme” që do të ndodhin pasi temperaturat globale kërcënojnë të tejkalojnë kufijtë e pranuar ndërkombëtarisht, njoftoi një raport i qeverisë amerikane.
Ndikimi i ndryshimeve klimatike po ndihet në të gjithë Shtetet e Bashkuara me rritjen e zjarreve katastrofike në perëndim, përmbytjet në bregun lindor, humbjen e tokës në erozionin bregdetar dhe në mes të Perëndimit në Alaska, thuhet në raport, transmeton portali arbresh.info
Drafti theksoi se “ndikimet e ndryshimeve klimatike po intensifikohen në të gjithë vendin dhe se kërcenimet lidhur me klimës ndaj mirëqënies fizike, sociale dhe ekonomike të amerikanëve po rriten”.
Rreziqet e ndërlidhura me ndryshimet klimatike “do të vazhdojnë të rriten pa veprime shtesë”, shton raporti.
Temperaturat globale mund të kufizohen në 2C mbi epokën paraindustrial nëse shkarkimet e gazrave serrë janë zvogëluar, por “pa ulje të konsiderueshme, temperaturat mesatare vjetore globale mund të rriten me 9F (5C) ose më shumë deri në fund të këtij shekulli” .
Raporti u lëshua pas zjarrit vdekjeprurës në Kaliforni që morri jetën e 84 personave./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...