Taket e larta mund të shkaktojnë dëme të mëdha në këmbët tuaj, por kjo nuk i ndalon femrat që t’i mbathin ato ditë e natë.
Një studim në ‘JAMA’ tregon që mbathja e takeve të larta shkakton që të keni më shumë presion në pjesën e përparme të këmbës se sa normalisht, shkruan Femina. Pas një kohe, kjo mund t’i dobësojë thembrat tuaja dhe ju shkakton stres të pazakonshëm në pjesën e përparme të këmbës suaj.
Çfarë ndodh në trupin tuaj kur mbathni take të larta?
Falë mjekësisë moderne, hulumtuesit dhe mjekët e kanë mundësinë që të shohin saktësisht se si funksionon trupi kur një grua mbath take të larta. Ato bëjnë që stomakun ta shtyni përpara, ndërsa pjesën e pasme ta ngrehni. Kjo ndoshta mund t’ ju duket në rregull, mirëpo kjo e ndryshon shpërndarjen natyrale të peshës në shpinën tuaj dhe shton trysninë poshtë shpinës. Disa raportime tregojnë që edhe rruazat e shpinës deformohen duke ju shkaktuar dhimbje të mëdha.
Rreziqet e mbathjes së takave të larta:
Muskuj të tensionuar në nyjet e këmbës;
Dhimbje të shpinës për shkak që qendra e gravitetit ndryshon;
Mpirje në gishtërinjtë e këmbës;
Dëmtim i përhershëm i nervave të gishtërinjve të këmbës
Nuk është nevoja që të hiqni dorë krejtësisht nga taket e larta, sidomos nëse keni qejf t’i mbathni ato në raste të veçanta. Sidoqoftë, patjetër duhet të konsideroni të mbathni diçka të rrafshët shumicën e kohës.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...