Google ADS

Ndryshimi i orës ndikon negativisht në lëkurën tonë

22:56 | 25 Mars 2018
Arbresh.info

Ndërkohë që shumica prej nesh mezi kanë pritur një orë shtesë të ditës, ndryshimi i orës mund të shkaktojë kërdi në lëkurën tonë dhe të shpejtojë procesin e plakjes- kanë paralajmëruar dermatologët kryesorë.

Ora gjatë ditës së sotme ka ndryshuar, duke shkuar një orë përpara dhe kjo bën që të ketë ndryshim edhe në lëkurën tonë.

Candice Brown, një estetike e avancuar e lëkurës në Klinikën e Britanisë së Madhe, ka shpjeguar se çdo ndryshim i vogël mund të ndikojë në lëkurën tonë duke penguar aftësinë e sa për t’u ringjallur dhe riparuar deri sa flemë, transmeton Indeksonline.

Ajo rekomandon që ne duhet të marrim masa paraprake për t’u mbrojtur nga plakja e parakohshme dhe çdo acarim i lëkurës, si ekzema ose akne me shtresim dhe hidratues.

“Ndryshimet kryesore në orën tonë mund të ndikojnë në modelin tonë të gjumit, temperaturën e trupit, presionin e zemrës, konsumimin e oksigjenit dhe sekrecionet e hormoneve. E gjithë kjo ka një ndikim mbi atë se si duket dhe ndjehet lëkura jonë”, ka thënë ekspertja.

Ndërkohë qelizat tona të lëkurës kanë orët e tyre të brendshme, të cilat gjithashtu mund të ndryshojnë, duke penguar aftësinë e tyre për t’u rinovuar dhe riparuar derisa flemë.

Në këtë mënyrë kushtet e lëkurës që lidhen me hormonet, si aknet dhe ekzemat, janë veçanërisht në rrezik të një shpërthimi, në periudhat kur ndryshojnë orët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme