Ndryshimi i klimës do të të thotë më shumë katastrofa natyrore çdo vit

09:52 | 14 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Në vazhdën e valës së nxehtësisë, ngrohjes globale, zjarreve në pyje, stuhive, thatësirave dhe një numri në rritje të uraganëve, agjencia e motit në KB ka paralajmëruar se numri i njerëzve që mund të kenë  nevojë për ndihmë humanitare deri në vitin 2030 mund të rritet deri në 50 përqind.

Në një raport të ri të publikuar nga Agjencia Botërore e Meteorologjisë theksohet se shumë fatkeqësi natyrore po ndodhin për shkak të ndryshimit klimatik, shkruan AP, tranmseton portal arbresh.info

Në raport thuhet se mbi 11 mijë fatkeqësi natyrore kanë ndodhur për shkak të motit të keq, klimës dhe fenomeneve si tsunami, që kanë të bëjnë me ujin gjatë 50 viteve të fundit duke shkaktuar 2 milion vdekje dhe duke mbledhur kosto ekonomike me vlerë 3.6 trilion dollarësh.

Në një zhvillim shpresëdhënës gjatë asaj periudhe, numri mesatar i vdekjeve nga secila katastrofë e veçantë e motit në vit ka rënë me një të tretën, edhe kur numri i ngjarjeve të tilla dhe kostot ekonomike prej tyre janë rritur.

Raporti i Gjendjes së Shërbimeve Klimatike të vitit 2020, i përpiluar nga 16 agjenci ndërkombëtare dhe institucione financuese, u bën thirrje qeverive të vendosin më shumë para në sistemet e paralajmërimit të hershëm që mund të përmirësojnë aftësinë e vendeve për t’u përgatitur, për t’iu përgjigjur dhe për të zbutur ndikimin e fatkeqësive të tilla natyrore.

“Përderisa Covid-19 krijoi një krizë të madhe ndërkombëtare shëndetësore dhe ekonomike, nga e cila duhen vite për t’u rikuperuar, është thelbësore të kujtojmë se ndryshimi i klimës do të vazhdojë të paraqesë një kërcënim të vazhdueshëm dhe në rritje për jetën e njerëzve, ekosistemeve, ekonomitë dhe shoqëritë për shekujt që do të vijnë”, tha sekretari i agjencisë, Petteri Taalas./arbresh.info/

 

Të ngjashme