Ndryshimi klimatik pritet të rrisë varfërinë në të gjithë botën mes viteve 2030 dhe 2050.
Sipas një profesoreshe nga Turqia, ndryshimi i klimës do të prekë 100 milion njerëz çdo vit, transmeton portal arbresh.info
Nesrin Algan, një profesoreshë në fakultetin e shkencave politike në Universitetin e Ankarasë, tha se problemet e shkaktuara nga ndryshimi klimatik do të ndikojnë në të gjithë botën, përfshirë ndikimin social dhe atë ekonomik.
Duke vënë në dukje se emetimet e gazeve serë u dyfishuan midis 1990 dhe 2015, Algan tha: “Një person në 1% më të pasur të botës shkakton 175 herë më shumë emisione karboni sesa 1 person në 10% më të varfërit.”
“Ngjarjet e motit në lidhje me ndryshimin e klimës shkaktojnë dëme të mëdha në ekonomi. Vetëm në SHBA, që nga viti 1980 dëmët e shkaktuara nga ndryshimet klimatike kanë shkaktuar dëme prej 1.6 trilionë dollarësh”, shtoi ajo.
Ajo shtoi se ndryshimi i klimës do të thellojë varfërinë ekzistuese dhe pabarazinë, ndërsa më shumë do të goditen vendet e varfëra.
“Dështimi i qeverive për t’iu përmbajtur Marrëveshjes së Klimës së Parisit do të rrisë ndikimin ekonomik të ndryshimit të klimës. Për shkak të ndryshimit të klimës, njerëzit do të privohen nga të drejtat themelore të njeriut të tilla si jeta, ushqimi, strehimi dhe uji”, transmeton portali arbresh.info
Ajo theksoi se midis 2030 dhe 2050, rreth 100 milion njerëz në vit do të ndikohen negativisht nga ndryshimi i klimës.
Deri në vitin 2030, 120 milion njerëz në të gjithë botën do të varfërohen dhe 250,000 njerëz do të vdesin nga sëmundje të ndryshme, theksoi ajo./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...