Ndryshimet ekstreme të motit mund të bëjnë planetin që të vdesë urie, paralajmërojnë shkencëtarët.
Sipas tyre, ndryshimet klimatike mund të shkatërrojnë të gjitha të mbjellurat, transmeton portali arbresh.info
Studimi, i udhëhequr nga Universiteti i Exeter, shqyrtoi se si ndryshimi i klimës mund të ndikonte në dobësinë e vendeve të ndryshme ndaj pasigurisë ushqimore.
Shkencëtarët shikuan dallimin midis ngrohjes globale prej 1.5 C dhe 2 C dhe zbuluan se efektet do të ishin më keq për shumicën e vendeve në 2 C.
Studimi është kryer në 122 vende në zhvillim dhe më pak të zhvilluara, kryesisht në Azi, Afrikë dhe Amerikën e Jugut.
Profesor Richard Betts, ka theksuar se ndryshimi i klimës pritet të dërgojë në dy ekstreme, në shira të mëdha dhe në thatësistë.
“Ekstremet e tilla të motit mund të rrisin vulnerabilitetin ndaj pasigurisë ushqimore”, tha ai.
Azia jugore dhe ajo lindore pritet të goditen nga shira të rrëmbyeshëm, ndërsa zonat më të prekura nga thatësira janë Afrika Jugore dhe Amerika e Jugut./arbresh.info/
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...