Deri në fund të këtij shekulli, temperatuart e Azinë Jugore, ku jeton rreth një e pesta e popullsisë, mund të bëhen vende shumë të nxehta dhe të lagështa për njerëzit që të mbijetojnë.
Ndryshimet klimatike mund të godain rëndë Pakistanin, Nepain, Indinë, Bangladeshin dhe Sri Lankën dhe sipas shkencëtarëve deri në fund të shek.21 temperaturat e larta dhe lagështia mund të kalojnë nivelet e normales, transmeton portali arbresh.info
Sipas një studimi të publikuar në revistën Science, rreziku që mund të krijohet nga kushtet e tilla ekstreme në rajon mund të ketë efekte katastrofike.
“Shumica e njerëzve në këto rajone merren me bujqësi dhe shumicën e kohës ata e kalojnë duke u ekspozuar në natyrë”, tha hulumtuesi kryesor i studimit, Elfatih Eltahir, profesor i inxhinierisë civile dhe mjedisore në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts.
“Këta tre faktorë, si temperaturat jashtëzakonisht të larta, varfëria dhe puna në natyrë, mund të kthehen në një problem humanitar gjatë viteve në vazhdim”, shtoi ai.
Vetëm dy vite më parë, India dhe Pakistani janë përfshitë nga vala më e nxehtë e regjistruar në histori, ku edhe humbën jetën 3,500 njerëz./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...