Google ADS

Ndryshimet klimatike kanë filluar të kërcënojnë botën e breshkave

22:38 | 9 Janar 2018
Trina Galanxhi

Breshkat e detit, të lindura në Great Barrier Reef, janë duke përjetuar kërcënimin e temperaturave në rritje.

Shkencëtarët kanë theksuar se ndryshimet klimatike kanë ndikuar në vezët e breshkave, të vendosura përgjatë bregut veri-lindor të Australisë, të cilat tani e tutje mund të prodhojnë kafshë tërësisht nga gjinia femërore, transmeton portali arbresh.info

Ata kanë pohuar se rritja e temperaturës zgjat procesin e inkubacionit, që do të thotë së dërgohen në më shumë femra pasardhëse.

Hulumtuesit, duke përfshirë shkencëtarë nga Administrata Kombëtare Amerikane e Oqeanisë dhe Atmosferës dhe Departamenti i Mjedisit në Queensland, po paralajmërojnë se kjo prirje mund të ketë një ndikim të tmerrshëm në të ardhmen e specieve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme