Ndryshimet klimatike ka gjasa të na bëjnë më të paaftë

20:48 | 9 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Rritja e emetimeve të dioksidit të karbonit mund të shkaktojë një rënie të madhe të fuqisë punëtorë nëpër botë, ka gjetur një studim i fundit.

Një studim i ri nga akademikët në University College London (UCL), ka gjetur se sasia e lartë e gazit serrë në atmosferë mund të ndikojë në kujtesën tonë, përqendrimin dhe aftësitë tona vendimmarrëse, transmeton portali arbresh.info

Rritja e CO2 në vendet e punës që nuk kanë ventilim të duhur ka gjasa që të bëjë punonjësit më dembelë dhe më pak të aftë për të kryer detyrat e tyre me sukses.

Dhe ndryshimet klimatike ka të ngjarë të bëjnë dëmtimin intelektual një problem shumë më të përhapur në dekadat e ardhshme, sipas studiuesve.

“Duke pasur parasysh mundësinë e rritjes së përqendrimit atmosferik të dioksidit të karbonit deri në fund të shekullit 21, ndikimet e drejtpërdrejta të emetimeve antropogjene në  performancën kognitive njerëzore mund të jenë të pashmangshme”, tha studiuesit.

Në maj të vitit 2018, niveli mesatar i dikosidit të karbonit arriti nivelin më të lartë në historinë e regjistrimeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme