Ndodh edhe kjo “hëna” zbret në komunikacion (VIDEO)

13:26 | 16 Shtator 2016
M. A.

Një hënë gjigante plastike shkaktoi një kaos të vërtetë në rrugor e qytetit Kinez të Fuzhou, në provincën Fujian, duke vërshuar mes makinave, motoçikletave e kalimtarëve.

Balona me strukturë plastike dhe mbështjellës nga pëlhura me ngjyrë gri, që ishte vendosur si pjesë e një festivali e nisi rrugëtimin e saj kuturu pasi një tajfun i fuqishëm përfshiu vendin.

Për pasojë, një pjesë e trafikut ka ndaluar përkohësisht, ndërsa veturat dhe kalimtarët prisnin që të largohej “hëna e tërbuar”.Pas disa momenteve, era e ka hedhura atë tutje pa shkaktuar ndonjë aksident.

Balona ishte një instalacion i festivalit të mesit të vjeshtës në Kinë, që i kushtohet hënës së plotë.

https://www.youtube.com/watch?v=6iPpVAJzVcg

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme