Google ADS

Ndeshja e Tyson në 1995, ekzistonin smartphone?! (VIDEO)

15:17 | 14 Maj 2016
Arbresh.info

Telefoni i parë me kamera është shitur në 2000, por skeptikët thonë se në një pamje të ndeshjes së Mike Tyson më 1995 kanë parë një të tillë.

Klipi tregon një spektaktor që qëndron në reshtin e parë dhe përdor një smartphone për të regjistruar ndeshjen e Mike me Peter McNeely në ring.

Teoritë konspirative thonë se mund të jetë një njeri që ka ardhur nga e ardhmja me makinën e kohës apo një alien i civilizimit të lartë teknologjik që ka shijuar pushimet në tokë. Ndërsa të tjerë thonë se mund të jetë një kamera e hershme dixhitale.

Ndeshja është luajtur në Las Vegas Nevada, dhe për herë të parë pas katër vjetësh Tyson dominoi ringun. Ajo ishte ndeshja më e madhe në histori gjatë kohës dhe fitoi vëmendjen e mbarë botës, por disa tashmë besojnë se ka marrë vëmendjen e universit.

Videoja u publikua fillimisht në YouTube në shtator të 2015, dhe që atëherë është përfshirë nga teoritë konspirative në kërkim të një përgjigjeje.

Jammy Bantam, i cili ka publikuar klipin e çuditshëm në YouTube thotë se bëhet fjalë për një pajisje që e ka lenten e kameras në qendër, ashtu si smartphone, dhe bën të qartë se kamera të tilla nuk ka pasur në vitet ’90.
/ Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme