Një grup aktivistësh për mbrojtjen e kafshëve ju rekomandojnë të mendoheni dy herë para se të konsumoni fileton e pulës.
Aktivistët në organizatën “Compassion in World Farming” kanë nisur një fushatë për të ndërgjegjësuar njerëzit në lidhje me një fenomen të quajtur “vijat e bardha”.
Ky fenomen prek zakonisht pjesën e gjoksit të pulës, i cili përdoret masivisht për fileto. Sipas një studimi të ndërmarrë në vitin 2013, të publikuar në revistën italiane” Animal Science”, vijat e bardha janë shenja të një çrregullimi muskulor që shfaqet përgjithësisht në pjesën e gjoksit të pulave. Ky çrregullim shfaqet në formën e vijave gjatësore të bardha që shkojnë paralelisht me muskulin. Ai shton përmbajtjen dhjamore me 224% dhe ul ndjeshëm përmbajtjen proteinike.
Në një studim të bërë nga Universitety of Arkansas dhe Texas A&M, rreth 96% nga 285 pula të testuara kishin këto vija të bardha. Sipas ekspertëve, këto shenja formohen pasi fermerët u injektojnë pulave antibiotikë që të rriten sa më shpejt. Ata theksojnë se nuk përbëjnë asnjë rrezik serioz për shëndetin e njerëzve, megjithatë këto pula nuk i kanë vlerat ushqyese si pulat e rritura normalisht. Mishi i pulës është i pasur me lëndë të shumta ushqyese, si vitaminat B, hekur, vitamina B12, shumë të rëndësishme për organizmin.
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...