Filozofia Ifá rrjedh nga Nigeria, në mes njerëzve nga fisi Yoruba dhe gjithnjë e më shumë është duke u bërë popullore në botë, sepse i ndihmon njerëzit për të gjetur stabilitetin emocional. Kjo është urtësi e natyrës dhe mënyra për ta lidhur natyrën me energjitë e saj.
Parimi i parë i kësaj filozofie është – stabiliteti emocional, i cili në masë të madhe përcakton nëse dikush është i lumtur apo i palumtur. Mund të thuhet që ky është shëndeti i emocioneve, shpirtit dhe për t’u arritur mund të shërbehemi me mënyrat e ndryshme të shërimit spiritual. Sipas kësaj filozofie natyra në përsosmërinë e vet ka zgjidhje për të gjitha vështirësitë njerëzore, shëron me forcën e vet fizike por edhe shpirtërore.
Në filozofinë Ifá energjitë e natyrës quhen orisha. Energjia e tokës, ujit, malit, drurit… ka pakufishëm. Këto janë hyjni, energji të cilat manifestohen në natyrë dhe janë pjesë e natyrës njerëzore. Po ashtu ekziston edhe Ori – si hyjni e cila është në secilin prej nesh dhe secili e ndërton për veten. Ori është edhe energji – në kuptimin fizik, është përgjegjëse për karakteristikat të cilat njeriu i shfaq ndaj të tjerëve, për shprehjen e personalitetit, karakterit të mirë dhe të keq, vetëbesimit, përgjegjësisë ose mungesës së përgjegjësisë.
Po ashtu, e rëndësishme është të jeni në kontakt me natyrën, pjesë e së cilës jemi. Më e thjeshta që mund të bëni është kur ndiheni keq ose në depresion, të shkoni në shëtitje dhe ta ndjeni tokën nën këmbë. Kështu i jepni mundësi natyrës për t’ju shëruar.
Kosova U19 shënon fitore të madhe ndaj Spanjës në kualifikim...
Shqipëria U19 mposhtet nga Danimarka në kualifikimet për Eur...
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...