National Geographic zgjedh kafshën nga Kosova si një nga më të çuditshmet për 2015 (Foto)

12:42 | 30 Dhjetor 2015
Arbresh.info

National Geographic në përzgjedhjen e 10 kafshëve më të çuditshme të 2015’tës, ka zgjedhur edhe një hardhucë nga Kosova.

I renditur i pesti në listë, në faqen e “National Geographic” përshkruhet si një hardhucë me tre bishta, që është parë në Kosovë, në muajin qershor.

“Një hardhucë me tre bishta është parë në Kosovë, gjë e cila është një ‘gabim’ gjenetik i procesit të rigjenerimit”, transmeton Express.

Në vendin e parë në këtë listë është një gaforre ngjyrë violet, e quajtur “ New Vampire Crabs”, e cila është parë në muajin mars në pjesën jugore të Azisë.

Lista është me 10 kafshë interesante dhe të çuditshme.  Klikoni këtu për t’i parë të gjitha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme