Ashtu siç paralajmëroi që në fillim të javës, këtë të enjte shkencëtarët e NASA-s dolën për të dhënë “lajmin e madh”.
Bëhet fjalë për zbulimin e një sistemi diellor thuajse identik me sistemin tonë duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale të Google.
Bëhet fjalë për sistemin Kepler-90. Ylli i këtij sistemi është i ngjashëm me Diellin tonë, e po ashtu edhe dy planetet e vëzhguar deri më tani sugjerojnë, sipas NASA-s, se në këtë sistem orbitojnë po aq planete sa në sistemin tonë.
Kepler -90 dhe sistemi i tij ishin zbuluar prej vitesh, por zbulimi i madh është gjetja në të e dy planetëve krejtësisht të rinj dhe përdorimi i inteligjencës artificiale për ta bërë këtë.
Kjo, thotë NASA, sugjeron që edhe sisteme të tjera të zbuluar deri më tani mund të fshehin planete të tjerë, e me gjasa edhe nga ata që orbitojnë në atë që njihet si “zona e jetës”, larg yllit të vet mjaftueshëm për të mos qenë top zjarri dhe afër mjaftueshëm sa për të mos qenë i akullt.
“Arkivat tona fshehin një thesar të paçmuar që do të zbulohet në vitet në vazhdim duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale”, deklaroi Paul Hertz, drejtor i Divizionit të Astrofizikës në NASA./tch/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...